ARTEMIDA
Artemida ose 'Artemisa' ishte hyjnesha e hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë. E bija e Zeusit nga marrëdhënia e tij me Letën dhe motra binjake e Apolonit. Në mitologjinë Romake asaj i përputhej hyjnesha Diana.
Artemida
Artemida ose 'Artemisa' ishte hyjnesha e hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë. E bija e Zeusit nga marrëdhënia e tij me Letën dhe motra binjake e Apolonit. Në mitologjinë Romake asaj i përputhej hyjnesha Diana. Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.
Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm. Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm. Ishte një nga hyjneshat më të adhuruara të Olimpit. Ishte e adhuruar si Hyjneshe që në kohet më të lashta antike
Në Greqinë e lashtë Artemisa ishte e nderuar në disa vende kulti, si në Delos (vendlindja e saj), Braurone, Munikia, Pire (mbi një kodër) dhe në Spartë. Gjithashtu një prej kulteve më të rëndësishme është Tempulli i Artemide-s në Efes, i njohur edhe si një nga shtatë mrekullitë e botës antike.
Ishte motra e Apolonit, zotit të dritës e diellit dhe sipas tregimeve më të lashta ka lindur në ujëdhesën Delos. E ëma e saj Leta ka ikur, para kulshedrës Piton e cila e ndiqte anëmbanë botës për ta vrarë sipas urdhërit të Herës, gruas xheloze të Zeuist. Delosi, atëbotë ishte ende ujëdhesë lundruese që luhatej në vorbujt detarë. Por sapo ka shkelur Leta në të, nga fundi i detit dolën dy shkëmbinj të mëdhenj dhe ia zunë udhën (sikur edhe Pitonit). Këtu në malin Kint, Leta i lindi bineqët, Artemidën dhe Apollonin.