GJERGJ ELEZ ALIA
Gjergj Elez Alia është një hero legjendar i një cikli këngësh epike të kënduara në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake.
Gjergj Elez Alia
Disa historianë janë të mendimit se personazhi i Gjergj Elez Alisë është frymëzuar prej Ali bej Mihalollit, një ushtarak osman si dhe sanxhakbeu i parë i sanxhakut të Smederevës. Sipas defterëve osmanë të 1485 atij i qe dhënë nahija e Dobrunit pranë Vishegradit si timar. Një tyrbe në fshatin boshnjak të Gerzovës është varri i Ali Beut sipas gojëdhënave.
Dokumentimi i parë mbi figurën mitike të Gjergj Elezit (në formën e "Ali Begut") është një poemë e njohur si bugarštica, Martesa e Vuk Dragoit, radhitur prej Đuro Matei në fund të shekullit të 17 ose në fillim të shekullit të 18. Ndër këngët e radhitura në Dorëshkrimin Erlangen, Gjergj Elezi përmendet me emrin "Plaku turk Balibeg".
Këngët epike që zunë fill në mjedisin e sllavëve të jugut u përçuan nga rapsodë dygjuhësh në mjedisin shqiptar, boshnjaku Đerzelez u bë Gjergj Elez Alija i rapsodive shqiptare. Duke qenë kështu njëri prej shumë heronjve muslimanë të rapsodive të sllavëve të jugut që gjendet po ashtu ndër rapsoditë shqiptare.