HEFESTI
Hefesti - i biri i zotit suprem, Zeusit dhe gruas së tij Heres, zoti i zjarrit dhe farkëtar, armëpunues i zotërave. Nga mitologjia romake, atij i përshtatej Vullkani.
Hefesti
Hefesti - i biri i zotit suprem, Zeusit dhe gruas së tij Heres, zoti i zjarrit dhe farkëtar, armëpunues i zotërave. Nga mitologjia romake, atij i përshtatej Vullkani.Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë.
Lindi i shqepët, andaj e ëma e hudhi nga Olimpi. Ka fluturuar deri te Oqeani, mirëpo asgjë nuk i ndodhi, sepse e kanë kapur Eurinoma dhe Tetida, hyjneshat e detit. Është rritur në shpellën e tyre nëntokësore dhe e ka mësuar zejen e farkëtarisë. Kur u bë mjeshtër i zejes së vet e bëri fornin e mrekullueshëm prej arit dhe ia dërgoi si dhuratë nënës së vet, por vetëm që t'i hakmirret
Posa Hera e ul në të dolën prej tij prangat e fshehur, e lidhën dhe nuk e lejuan më të çohet. Asnjëri prej zotërave nuk ka mundur ta çlirojë. Së pari të gjithë u hidhëruan thellë në Hefestin, por nuk u mbet gjë tjetër përveç se ta ftojnë. Ndërkaq Hefesti nuk dëshironte aq fort të kthehet në Olimp dhe këtë ia kumtoi fare qartë Hermesit, lajmëtarit të zotërave. Prandaj zotërat u shërbyen me dinakëri.
Hefestit ia dërgojnë Dionizin, zotin e verës i cili të dehur dhe në gomar e solli në Olimp. Hefesti i hareshëm dhe i gëzueshëm harroi në padrejtësinë që ia ka bërë e ëma e tij, e çliroi të ëmën dhe vendosi që përherë të mbesë në Olimp, në mesin e zotërave. Për më tepër vendosi që këtu edhe të martohet dhe prindërit e tij e shpërblyen, duke ia dhënë për grua hyjneshën më të bukur.