POSEIDON
Poseidoni - biri i Titan Kronit dhe gruas së tij Rejës, ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjisë greke, atij i përshtatet zoti Neptun. Vëllezërit e tij ishin: Zeusi dhe Hadi.
Poseidon
Poseidoni - biri i Titan Kronit dhe gruas së tij Rejës, ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjisë greke, atij i përshtatet zoti Neptun. Vëllezërit e tij ishin: Zeusi dhe Hadi. Jetonte në pallatin e tij nëndetar dhe paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës,
Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.Ishte njëri prej tre zotërave më të fuqishëm grek. Ishte sunduesi suprem i perandorisë së madhe detare, sikur që ka qenë vëllau i tij më i madh, Hadi, sundues i botës nëntokësore, ndërsa vëllau më i ri, Zeusi, sundues i qiellit dhe i tokës.
Të gjithë zotërat e detit i janë nënshtruar, ishte zotërues i të gjitha kafshëve detare, ka vendosur për çdo gjë çka ka ndodhur mbi det dhe nëndet.Me tredhëmbëshin e vet ka mundur ta shqetësojë detin deri te shtrëngatat e furishme, por ka mundur edhe t'i qetësojë dallgët më të tërbuara. Kur me tredhëmbeshin e vet i ka mshuar tokës, ka shkaktuar tërmet. Ka qenë i furishëm dbe i fuqishëm, por për nga natyra labil mu sikurse gjallesat mbi të cilat ka sunduar.
Andaj nuk duhet habitur pse i janë frikësuar më së shumti, dhe për këtë arsye edhe më së shumti e kanë adhuruar marinarët dhe banorët e viseve bregdetare të tërë botës greke. Pushtetin e vet të madh dhe të fuqishëm Poseidoni e ka fituar sipas të drejtës trashigimore me short. Kur u lind i ati i tij e gëlltiti, që kështu ta evitojë mundesinë që dikush prej të bijve të tij ta rrëmbejë pushtetin. E përjetoi të njëjtin fat sikur se edhe vëllazërit e tij, përveç më të riut, Zeusit, të cilin e ëma e tij e kishte lindur tinzisht dhe e kishte fshehur në Kretë.